Shkup, 19 shkurt – Subjektet të cilët janë paraqitur në konkurset e sivjetme për mbështetje të projekteve të kulturës pa dokumentacion të plotë, në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative u jepet mundësi në afat përkatës të dorëzojnë sqarim shtesë dhe dokumentacion për fletëparaqitjet që kanë pasur mungesa formale.
Siç kumtoi Ministria e Kulturës, këtë dje e kanë dakorduar kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi pas regimeve dhe pakënaqësisë nga rezultatet të Programit vjetor, duke e harmonizuar qëndrimin – komisionet e veprimtarive të rishqyrtojnë fletëparaqitjet e refuzuara.
“Shpjegim plotësues të fletëparaqitjes së dorëzuar mund të kërkohet vetëm për projektet për të cilat komisioni profesional ka vlerësuar se janë në funksion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilat kanë parakushte të zgjidhen projekte me interes nacional në kulturë për vitin 2019”, kumtoi Ministria e Kulturës.
Kryeministri Zaev dhe ministri i Kulturës Ademi e miratojnë këtë vendim si rezultat i qëndrimeve të dëgjuara të punëtorëve kulturorë dhe paralajmërojnë se dialogu me sferën kulturore do të vazhdojë me qëllim të avancimit të mirëkuptimit reciprok dhe mbështetjes së zhvillimit të kulturës në shtet. Me këtë rast, ministri i Kulturës Ademi, do t’i ftoj të gjithë aplikuesit në mbledhjet e Ministrisë të cilët kishin vërejtje me qëllim që të përkufizohen hapat me të cilat në të ardhmen do t’u shmangen mosmarrëveshjeve ose mangësive gjatë konkurseve publike.
“Gjithashtu, ministri Ademi mbetet i hapur për sugjerimet dhe nevojat e institucioneve nacionale me udhëheqësit e të cilave është në kontakt të vazhdueshëm, dhe për të cilat, sipas Ligjit për kulturë, janë të mundshme ndryshimet në financim gjatë gjithë vitit. Në këtë rast, duam të theksojmë se ministri Ademi e ushtron funksionin e vet duke e respektuar Ligjin për kulturë, i cili, siç mirë është i njoftuar opinioni kulturor, ka mangësi sistematike serioze në aspekt të modeleve të financimit të projekteve në kulturë” shkruan në njoftimin.
Në Ministrinë e Kulturës në fazën e vonshmeështë procedura për përpilimin e ligjit të ri për realizimin e interesit publik në kulturë, për propozim-tekstin e të cilit deri më tani ka pasur dy debate publike.
Sugjerojmë se me ligjin e ri do të avancohen mënyrat e mbështetjes së projekteve në kulturë, për çka edhe Ministria edhe të gjithë faktorët në këtë sferë pajtohen se normativa aktuale nuk i përmbush nevojat e kohës moderne.
Me miratimin e ligjit të ri, propozim-teksti i të cilit është ende i hapur për sugjerime nga të gjitha palët e prekura, shprehemi të bindur se resori i kulturës në të ardhmen do t’i marrë zgjidhjet e nevojshme sistematike për të cilat angazhohet një pjesë e madhe e opinionit në kulturë”, informojnë nga Ministria e Kluturës. (koha.mk)