Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka lëshuar një qëndrim rreth arrestimit dhe ekstradimit nga autoritetet kosovare, të gjashtë personave si të dyshuar se kanë qenë pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gylen.
Në këtë qëndrim, zëdhënësi, Hami Aksoy, është përgjigjur edhe rreth protestave para Ambasadës së Turqisë në Kosovë.
“Organizata terroriste FETO edhe një herë shfaqi fytyrën e vërtetë për mbarë botën me veprimet kundër Turqisë dhe misioneve të saj në Kosovë. Autoritetet e Kosovës ju është kujtuar që siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive është së pari përgjegjësi e saj si vend mikpritës dhe për çfarë ata janë të thirrur të veprojnë sipas obligimeve ndërkombëtare”, shkruan në faqen e Ministrisë së Jashtme të Turqisë, përcjell Klan Kosova.
“Ne presim nga miqtë tanë që të kenë kujdes dhe fare kompromis kundër manipulimeve të anëtarëve të organizatave terroriste dhe qarqeve që i përkrahin ato”.
“Në anën tjetër, lajmet provokative në media që kanë pasur cak ambasadën tonë, ambasadoren dhe stafin diplomatik që njerëzit e ekstraduar nga Kosova ndodhen në ambasadën në Prishtinë, janë të pabaza. Ne fuqishëm i mohojmë dhe dënojmë manipulimet qëllimkëqija”./Klan Kosova/