Numri i grave në pozita të larta udhëheqëse në Ministrinë e Jashtme gjermane është rritur në mënyrë të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar, por ato vazhdojnë të mos jenë të përfaqësuara në misionet diplomatike jashtë, ka deklaruar të enjten Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas.
Ministria së shpejti do ta emërojë një Sekretare të re të Shtetit, gruaja e dytë që mban ndonjëherë atë pozitë, derisa ka bërë përpjekje të shtuara për promovimin e diversitetit , ka thënë Maas. Përqindja e grave në nivelin e dytë më të lartë të udhëheqësisë është rritur për 45 për qind, krahasuar me 27 për qind, sa ishte një vit më parë.
Gjermania duhet të shërbejë si shembull sa i përket çështjes së barazisë dhe fuqizimit të grave – një çështje kjo të cilën është duke e promovuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë ministri gjatë fjalimit në Berlin.
“Ministria jonë duhet të bëhet me përfshirëse, kështu që të mund ta përfaqësojmë Gjermaninë e sotme dhe të nesërme në të gjitha shtresat jashtë”, ka thënë ai në Berlin.