Ministria e Financave në periudhën e ardhshme paralajmëron intensifikimin e fushatës për edukim financiar.
Sipas ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, edukimi financiar dhe njohja e shërbimeve dhe prodhimeve financiare është parakusht për marrjen e vendimeve të drejta financiare dhe investuese.
Nga Ministria e Finnacave informojnë se shkollat dhe fakultetet mund të caktojnë vizita dhe ligjërata për dukim financiar përmes adresës e-mail [email protected].
Në suaza të Javës globale të parave, Ministria e Financave ka organizuar shumë vizita dhe ligjërata në shkollat fillore dhe të mesme. Ndaj aksionit janë bashkëngjitur edhe ministri Tevdovski, i cili dje ka mbajtur ligjëratë në gjimnaizin “Rade Jipçevski Korçagin”, ndërsa javën e ardhshme pritet të ligjërojë edhe në Universitetin në Shtip.(koha.mk)