Shkup, 2 nëntor – Mistria e Financave sot organizon debat publik për Propozim-buxhetin për vitin 2018 në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të odave ekonomike, sindikatave dhe sektorit joqeveritar.
“Në drejtim të një buxheti transparent dhe zhvillimor i cili do ta përmirësojë standardin jetësor të qytetarëve dhe do ta ngritë ekonominë në nivel më të lartë, mendimi i opinionit profesionist dhe të përgjithshëm është shumë i rëndësishëm”, thekson Ministria e Financave në paralajmërimin për debatin.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski pardje deklaroi se për herë të parë në Maqedoni do të prezentohet buxheti i përgatitur para se të dorëzohet për t’u shqyrtuar në Qeveri.
Pas diskutimit të hapur, Ministria e Financave do ta dorëzojë propozim – buxhetin në Qeveri e cila ka obligim ligjor ta dërgojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë deri më 15 nëntor.