Shkup, 7 dhjetor – Me qëllim të informimit transparent dhe në kohë të publikut, Ministria e Ekonomisë ju informon se draft teksti i Projektligjit për Energji do të publikohet në faqen elektronike të Regjistrit të Vetëm Elektronik të Regulloreve të Republikës së Maqedonisë (ENER) www.ener.gov.mk dhe në faqen elektronike të Ministrisë së Ekonomisëwww.economy.gov.mk.
Me qëllim përfshirjes së opinionit të gjerë publik – komunitetit të biznesit, universiteteve dhe institucioneve shkencore, institucioneve shtetërore, organeve të inspektimit, ekspertëve të fushës së energjisë dhe mediave – Ministria e Ekonomisë gjatë javës së ardhshme do të organizojë debate publike me ekspertë të fushës, në të cilat të gjithë palët do të kenë mundësi të japin mendimin dhe kontributin e tyre në krijimin e një teksti final cilësor të projektligjit të ri, para se të paraqitet në Komunitetin e Energjisë dhe para hyrjes në procedurë qeveritare.
Nevoja për miratimin e një ligji të ri energjetik rrjedh nga detyrimi që Republika e Maqedonisë ka nga pakoja e tretë e direktivave/rregulloreve të energjisë të Bashkimit Evropian, si shtet nënshkrues i Traktatit për themelimin e Komunitetit të Energjisë, i cili ka ndërmarrë detyrime të shumta, ndër të tjera harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së.
Paraprakisht, më 30 nëntor 2017, përmes njoftimit të Regjistrit të Vetëm nacional të Rregulloreve, publiku u informua për procesin e fillimit të përgatitjes dhe për qëllimet e projektligjit.