Nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n konfirmuan se presin sinjale nga VMRO-DPMNE-ja për ndryshimin e qëndrimit dhe tërheqjen e kërkesës së tyre për amnisti përmes dispozitave ligjore.
Edhe në takimin e fundit mes ekipeve negociuese të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, nuk kishte kurrfarë lëvizjesh në pjesën e bisedimeve.
Për Ministrinë e Drejtësisë nuk është e pranueshme vendosja e dispozitës në ligjin që do të nënkuptonte amnisti të fshehur.
Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm i funksionimit të PSP-së, e ardhmja e procedurave të cilat tashmë kanë filluar dhe përdorimi i dëshmive, gjegjësisht të dyja palët më së shumti kontestojnë për nenin 105 të ligjit i cili e rregullon vazhdimin e procedurave dhe së ardhmes së dëshmive nga bisedimet e përgjuara.
Marrëveshja për këtë ligj është një nga kushtet për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian. (koha.mk)