Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë përgjigje për ekstradimin e Gruevskit

6

Shkup, 2 dhjetor – Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë akoma nuk ka marrë përgjigje lidhur me kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski nga ministria kompetente në Hungari, informoi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Treneska Deskovska.

“Megjithatë, afatet për përgjigje nuk kanë kaluar. Do të presim, nëse nuk marrim përgjigje brenda afateve, do të lëshojmë urgjencë. Këto janë procedura standarde të cilat zbatohen. Dua të përmend se deri më tani në asnjë rast Hungaria nuk ka refuzuar ekstradimin e asnjë personi. Ekstradimi i fundit ishte në shtator të këtij viti dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje as për udhëheqjen e procedurave gjyqësore, e as për gjendjen e burgjeve dhe as se ekziston ndonjë rrezik në Republikën e Maqedonisë. Shpresoj se në pajtim me praktikën e vet Hungaria do të duhet të përgjigjet edhe në këtë rast”, tha ministrja në pres konferencën e sotme me kryeministrin Zoran Zaev në të cilën ishte promovuar ligj i ri për uljen e gjobave për kundërvajtje.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u arratis në Hungari, ku ka marrë azil politik, para vuajtjes së dënimit me burg prej dy vitesh për rastin “Tanku” për furnizimin e mercedesit luksoz.

Comments are closed.