Rusia po bën “përpjekje të konsiderueshme” rreth qyteteve Izium dhe Severodonjeck, në përpjekje për të depërtuar në rajonet lindore Sllovjansk dhe Kramatorsk të Ukrainës, citohet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe.
Sipas Ministrisë, forcat ukrainase i kanë parandaluar forcat ruse ta kalojnë lumin në Donbas.
“Kalime të tilla të lumenjve në një mjedis kontestues ishin “manovra me rrezik të lartë” që “flet për presionin ndaj komandantëve rusë” për të bërë përparim në Ukrainën lindore”, theksohet në raport.
Gjithashtu theksohet edhe se Rusia nuk ka arritur të bëjë përparim të rëndësishëm pavarësisht zhvendosjes së trupave në zonë.