Shkup, 23 shtator – Mbështetja e madhe e dhënë nga Republika franceze për Maqedoninë e Veriut në realizimin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në BE ishte fokusi i takimit të sotëm midis ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadorit të Republikës franceze në largim, Kristian Timonie, e mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ministri Spasovski shprehu falënderim për ndihmën e gjerë të ofruar nga ana franceze për Ministrinë e Brendshme të Republikës së Maqedonisë të Veriut në formë të ekspertizës, trajnimit, veprimeve të përbashkëta operative dhe projekteve, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë.
“Të dy palët shprehën kënaqësinë nga zhvillimi aktual i marrëdhënieve dypalëshe dhe dëshirën për intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit në të gjitha fushat e sigurisë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.