Shkup, 18 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pati takim bilateral me eurokomisarin për punë të brendshme dhe migracion të Komisionit evropian, Dimitris Avramopullos, i cili nesër do të marrë në pjesën e punës të Forumit ministror BE – Ballkanin Perëndimor të ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë të vendeve nga rajoni, transmeton gazeta KOHA.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, ministri Spasovski në takimin me eurokomisarin Avramopullos u falënderua për besimin e treguar që vendi jonë të jetë nikoqir i këtij tubimi të rëndësishëm dhe i kumtoi aktivitetet që Qeveria i realizoi gjatë dy viteve e gjysmë për lëvizjen e agjendës evropiane të vendit.
“Spasovski potencoi se janë zgjidhur sfidat e pakapërcyeshme të cilat të gjithëve u dukeshin si mision i pamundshëm dhe falë vullnetit të fuqishëm politik dhe motivimit para shtetit tonë dhe qytetarëve sërish qëndron perspektiva e caktuar evropiane për asocimin tonë të barabartë në BE”, kumtoi MPB.
Ministri Spasovski e theksoi edhe mbështetjen e rëndësishme nga miqtë anëtarë të Bashkimit Evropian në procesin e eurointegrimeve.
“Edhe pse mosmarrja e datës për negociatave për anëtarësim në BE në Këshillin e fundit evropian, objektivisht paraqiste zhgënjim të madh, megjithatë nga ana e eurokomisarit Avramopullos edhe njëherë u shpreh mbështetje e fuqishme dhe inkurajim të vazhdojmë drejt realizimit të anëtarësimit të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”, thekson MPB në kumtesë. (koha.mk)