Shkup, 13 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot në MPB ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Milan Predan.
Në fokus të bisedave, krahas vlerësimit të përbashkët për bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyeshëm cilësor dhe të afërt mes dy vendeve, në shumë sfera me interes të përbashkët kanë qenë edhe proceset rreth eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, respektivisht përkrahjen pa rezervë të Sllovenisë në drejtim të fillimit tonë së më të shpejtë të negociatave aderuese me Unionin.
Siç kumtoi MPB-ja, në këtë kontekst, ministri Spasovski e ka përshëndetur dhe u falënderua për përkrahjen e tillë të vazhdueshme të Sllovenisë në dekadat e kaluara, duke e potencuar edhe përkrahjen në pjesën e asociimit tonë të plotëfuqishëm përfundimtar në NATO.
“Në mënyrë shtesë, si dëshmi për partneritetin tonë të ndërsjellë dhe afërsinë, u apostrofua edhe ndihma dhe përkrahja që kemi rreth ballafaqimit me sukses, posaçësrisht në të a.q. valën e parë të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19”, qëndron në kumtesën e MPB-së.
Ministri Spasovski dhe ambasadori Predan e kanë potencuar edhe partneritetin në sferën e sigurisë, respektivisht në segmentin e zbatimit të ligjeve, para së gjithash mes resoreve për punë të brendshme të dy vendeve, posaçërisht me pjesëmarrjen e nëpunësve policorë sllovenë në operacionet e përbashkëta me kolegët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pengimin e migrimit ilegal dhe kontrollit më të madh të kufirit tonë jugor.