Shkup, 30 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim me ambasadoren e Kanadasë në largim, Ketlin Çaba, me delegacion shoqërues nga Ambasada e Kanadasë, me seli në Beograd.
Në takim, mes tjerash, u konfirmua përkrahja e ndërsjellë gjatë ballafaqimit me pandeminë Kovid-19. Me këtë rast, ambasadorja kanadeze i ka shprehur falënderim Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përkrahjen rreth kthimit të shtetasve kanadezë në vedin e tyre gjatë pandemisë”, kumtoi MPB.
Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, me ç’rast, siç thuhet në kumtesë, u potencua se edhe në të ardhmen do të punohet në thellimin e bashkëpunimit, e me ambasadorin e ardhshëm do të shqyrtohen edhe mundësitë për bashkëpunim në sferën e sigurisë, si aleatë në NATO.