Shkup, 12 janar – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë së sigurisë publike Sasho Tasevski u takuan sot me drejtorin në ikje të Programit ICITAP në Ambasadën amerikane në Shkup, Daglas.V Medën.
Ministri Spasovski u përqendrua në bashkëpunimin me Programin ICITAP, i cili vitet e fundit ka mbështetur profesionalizimin e policisë përmes projekteve dhe ndihmës teknike të destinuara për Ministrinë e Punëve Brendshme të Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Siç kumtoi MPB-ja, Spasovski falënderoi për mbështetjen e sinqertë dhe miqësore dhe theksoi se në të ardhmen Ministria e Brendshme do të përqendrohet në bashkëpunimin e përhershëm me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në zbatimin e projekteve të përbashkëta me Programin ICITAP.
Drejtori i programit Medën personalisht dorëzoi biografinë e shkurtër të pasardhësit të tij në këtë pozitë me bindjen se intensifikimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të vazhdojë.
Me rastin e largimit të Drejtorit aktual të Programit Medën, ministri Spasovski i dhuroi atij një pllaketë për mbështetje të vazhdueshme në modernizimin e kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë të Veriut, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për bashkëpunimin dy-vjeçar përmes Programit ICITAP dhe Ambasadës Amerikane në Shkup.