Shkup, 18 tetor – Republika e Maqedonisë së Veriut në dy vitet e fundit bëri një sërë hapash drejt harmonizimit me standardet e BE-së. Korniza juridike dhe institucionale për mbrojtje të të drejtave fondamentale në masë të madhe është vendosur dhe reformat e përmirësuan harmonizimin me standardet evropiane për të drejta të njeriut. Qeveria e RMV-së në mënyrë të qartë e demonstroi vullnetin e vet dhe vendosmërinë për t’i zbatuar edhe rekomandimet e Komitetit evropian për parandalim të torturës dhe të bëjë përparim në parandalimin e torturës dhe maltretimit.
Këtë sot, mes tjerash e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e vet në konferencën ndërkombëtare me temë “Parandalim i veprimit jonjerëzor nga ana e policisë: përballja me sfidat të cilat dalin nga aktvendimet e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut dhe institucione të tjera pranë Këshillit të Evropës”, që në organizim të Këshillit të Evropës u mbajt në Budvë, Republika e Malit të Zi.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është partnere e dëshmuar e komunitetit ndërkombëtar dhe BE-së dhe tregoi për atë se vazhdimisht marrim pjesë në punën e trupave dhe organizatave ndërkombëtare, të gjitha nismat rajonale dhe evropiane lidhur me luftën kundër krimit, mbrojtjen, promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e shoqërive të shëndetshme, demokratike.
“Jemi të vendosur që edhe në të ardhmen të vazhdojmë në atë drejtim, duke dhënë kontribut maksimal edhe në nismat ndërkombëtare në këtë fushë, ndërsa me qëllim primar për mbrojtje akoma më efikase të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe posaçërisht parandalimit të keqpërdorimeve gjatë veprimit nga ana e policisë”, tha Spasovski, kumtoi sot MPB.
Në paraqitjen, ministri Spasovski ceki një sërë projektesh dhe aktivitetesh të realizuara deri më tani të policisë nga sfera e rregullimit të veprimit policor, me atë rast posaçërisht duke u fokusuar në bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Evropës, posaçërisht në pjesën e përpunimit të procedurave operative standarde të veprimit policor në pajtim me standardet policore të BE-së dhe procedurave standarde operative për kontroll të brendshëm të tejkalimeve policore dhe veprimeve të paligjshme.
Spasovski nënvizoi se prej shtatorit të vitit 2016 ka filluar me implementimin e projektit “Përforcimi i respektimit të të drejtave të njeriut gjatë veprimit policor”, bashkëfinancuar nga ana e BE-së dhe Këshillit të Evropës.
“Qëllim themelor ishte të vendoset kontroll efikas ndaj punës së policisë përmes vendosjes së mekanizmit të jashtëm. Në kuadër të këtij projekti, ishte zgjedhur model dygradësh i kontrollit të jashtëm i ashtuquajtur “Prokurori plus” që parashikoi vendosje të sektorit të të posaçëm në kuadër të Prokurorisë themelore publike prë ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e specializuar për vepra penale të kryera nga ana e të punësuarve në MPB me autorizime policore dhe nga pjesëtarë të policisë së burgjeve. Edhe si trup i jashtëm i posaçëm (trup për kontroll qytetar apo model “Avokati i popullit plus”), në kuptim të korrigjuesit plotësues, me kompetencë të nisë procedurë me kërkesë të palës-viktimë apo të ndonjë anëtari të familjes së tij, apo me nismë të përfaqësuesve të sektorit joqeveritar, si dhe me nismë personale pas njohurive të marra për shkelje të mundshme të së drejtës për jetë dhe ndalesë të torturës”, potencoi ministri Spasovski.
Në atë kontekst theksoi se prej dhjetorit të vitit 2018 filloi me punë edhe Sektori për hulumtim dhe ndjekje të veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve që është pozicionuar në Prokurorinë themelore penale për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në konferencë, krahas përfaqësuesve të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian morën pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore.