Bratislavë, 24 janar – Ministri sllovak i Mjedisit Jetësor Llasllo Sollumos sot bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje pasi mbrëmë gjoja i dehur, së bashku me vëllain, ka marrë pjesë në demolimin e një restoranti kinez në Bratislavë, transmetuan mediat lokale.
Sollumos gjoja është arrestuar për shkak të sulmit mbi personelin e restorantit dhe për shkatërrimin e mobilieve, ndërsa sipas policisë një i punësuar në restorant pas sulmit ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.
Policia nuk e publikoi identitetin e kryerësit, por faqja e internetit Pluska.sk që mbrëmë transmetoi se dhunuesi është Sollumosi, anëtar i partisë hungarezo-sllovake Most Hid.
Kryeministri sllovak Peter Pelegrini e ka thirrur Sollumosin dhe nga ai ka kërkuar publikisht të kërkojë falje, ndërsa ministri pas takimit publikoi se jep dorëheqje. Ai, megjithatë, refuzoi të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve.