Londër, 15 nëntor – Ministri shtetëror britanik për Irlandën Veriore, Shailesh Vara dha dorëheqje për shkak të mospajtimeve me propozim-marrëveshjen për Bregzit, të arritur midis Qeverisë së Londrës dhe BE-së, publikojnë mediat perëndimore.
“Nuk mund ta përkrah marrëveshjen për largim, të lidhur me BE-në, sqaroi Vara në shkresën për dorëheqje, të publikuar në Tutier.
Vara, i cili e përkrahu organizimin e referendumit për dalje nga BE-ja , theksoi se detyra e kryeministres Tereza Mej që ta bindë Parlamentin për përkrahjen e propozim-marrëveshjes është një sfidë e vërtetë.
Ai është anëtari i parë nga kabineti i Mejit i cili parashtroi dorëheqje, pasi ajo e mori përkrahjen e Qeverisë për marrëveshjen.
“Ne jemi një komb krenar dhe është shumë e dhimbshme që jemi të detyruar që t’i nënshtrohemi rregullave, të vendosura nga shtete të tjera, që treguan se nuk kanë mirëkuptim për interesat tona. Mund dhe duhet të arrijmë më shumë”, theksoi Vara në shkresën e tij.