Ministri Shaqiri: Të vendosur për të çuar përpara procesin e digjitalizimit

12
Shkup, 6 maj – Në kuadër të procesit të digjitalizimit sot zhvillova takime pune me Kryetaren e Dhomës së tregtisë për teknologji informatike dhe të komunikimit, znj. Aneta Pesheva dhe me kryetaren e Lidhjes së odave ekonomike, znj. Danela Arsovska.
Pika diskutimi gjatë dy takimeve ishin digjitalizimi i shërbimeve, thellimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirje në ndjekjen e realizimit të proceseve të digjitalizimit.
Përsa i përket përgatitjes së ligjit për sigurinë e rrjetave dhe ligjit të menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike, ne jemi të hapur për çfarëdo lloji sygjerimi, në funksion të përgatitjes së bazës së mirë ligjore për themelimin e Agjencisë për digjitalizim në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Komunikimi ynë me institucionet publike në vend është i vazhdueshëm dhe qëllimi ynë është që kontaktet dhe bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohen akoma më shumë, në mënyrë që këto procese të finalizohen në afat kohor më të shkurt.