Shkup, 20 tetor – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri sot pati takim pune me ambasadorin e ri të BE-së, Dejvid Gir.
Takimi, siç kumtoi Ministria, kaloi në atmosferë konstruktive, me ç’rast ministri Shaqiri e njoftoi ambasadorin me projektet e Ministrisë në drejtim të profesionalizimit të administratës, zhvillimit të digjitalizimit të shërbimeve publike, si dhe aktivitetet të cilat do të ndërmerren për përmirësimin e klimës për lirinë e mediave dhe pavarësinë e tyre financiare.
Njëherësh, ministri e ka falënderuar euroambasadorin për mbështetjen e madhe të Bashkimit Evropian dhe për bashkëpunimin e suksesshëm i cili do të vazhdojë edhe më tej, me projekte konkrete gjatë vitit 2020 dhe 2021.