Shkurt, 11 shkurt – Vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte tema e takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe ambasadorit të Republikës së Polonisë, Vojcieh Ticinjski.
Në fokus të bisedimeve ka qenë shkëmbimi i përvojave lidhur me Reformat e Administratës Publike dhe Transformimit Digjital, me çka ministri Shaqiri potencoi se ndarja e praktikave më të mira gjithmonë është e mirëpritur, njëkohësisht duke shprehur edhe kënaqësitë e këtij takimi.
Ambasadori polak Ticinjski, i bëri ftesë ministrit Shaqiri për pjesëmarrje në Samitin e Mediave elektronike, i cili do të mbahet në Poloni gjatë këtij viti. Ministri iu falënderua ambasadorit për ftesën, njëkohësisht edhe për mbështetjen e ofruar në aspekt të implementimit të projekteve aktuale dhe aktiviteteve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ekziston hapësirë për bashkëpunim më të gjerë bilateral dhe riafirmuan angazhimet për zhvillimin e takimeve të tilla të ngjashme edhe në të ardhmen.