Shkup, 28 tetor – Sot, realizova takim pune me Aleksandërs Antonovs (Mr. Aleksandrs Antonovs) ekspert i analizës funksionale dhe riorganizimit shtetëror.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me riorganizimin e administratës publike, si dhe u bënë propozime për avancimin e bashkëpunimit. U bisedua për implementimin e IPA projektit dy vjeçar “Mbështetja dhe riorganizimi i administratës publike”.
Qëllimi i këtij projekti është që të optimizohet korniza e plotë institucionale, të përforcohet ofrimi i shërbimeve publike dhe përforcimi i etikës, integritetit, transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike.
https://www.facebook.com/jetonshaqirii/photos/pcb.195978678704425/195977205371239/?type=3&theater