Shkup, 20 tetor – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, shkëlqesinë e saj Anke Holshtajn.
Në takim u diskutua lidhur me projektet aktuale të ministrisë, sfidat, realizimin e synimeve, si dhe planet e mëtejshme për bashkëpunim.
Në takim u theksua edhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkrete në drejtim të depolitizimit të administratës, si dhe u diskutua lidhur me përfitimet të cilat i sjell procesi i digjitalizimit.
MSHIA-ja dhe Ambasada e Gjermanisë do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin e suksesshëm.