Ministri i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rikallo është lënduar pasi ka qenë i pranishëm në takimin ku u arrestua Marko Gjuriq në veri të Kosovës.
Rikallo, siç shihet në një video të publikuar nga RTV Puls, ka mbetur i lënduar nga aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është arrestuar sot rreth orës 17:30 në veri të Mitrovicës. Ai kishte hyrë në Kosovë pa leje, duke shpërfillur vendimet e Republikës së Kosovës.