Kryetari i Partisë Kombëtare Serbe (SNP) njëherësh ministër në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq ka thënë se edhe pas këtyre 11 viteve duke iu referuar përvjetorit të Pavarësisë se “Kosova është Serbi”, transmeton Klan Kosova.
Siç ka thënë ai” edhe pse njëmbëdhjetë vjet më parë, me ndihmën e pakushtëzuar të disa vendeve perëndimore, separatistët shqiptarë në Prishtinë deklaruan pavarësinë, shtetin e tyre nuk e fituan dhe nuk do ta fitojnë kurrë”.
“Asambleja serbe anuloi vendime të tilla separatiste dhe i detyroi të gjitha autoritetet në Serbi të mbrojnë në mënyrë të vendosur territorin tonë shtetëror”, tha mes tjerash ai.