Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot zëvendësambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, znj. Colleen Hyland, me të cilën diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi diplomaten amerikane se plani operacional për ndalimin e zyrtarëve serbë, të cilëve nuk iu ishe dhënë leja e hyrjes në territorin e Kosovës, bazohet tërësisht në ligjet e Kosovës.
Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi znj Hyland se organet e rendit janë të angazhuara në secilën pjesë të territorit të Kosovës dhe se gjendja është e qetë në tërë vendin.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e vendit të vazhdojnë përkushtimin e tyre për integrimin e plotë të pjesës veriore në jetën socio-politike të Republikës së Kosovës.