Ministri i naftës në Arabinë Saudite, Khalid al-Falih, i ka thënë BBC-së se ai është i kënaqur që presidenti amerikan Donald Trump, ka në plan të ndjekë një politikë të orientuar në energji me shumë fosile, transmeton Klan Kosova. Ai këmbënguli se ishte i qetë nga premtimi zotit Trump për të ndjekur pavarësinë energjetike, dhe tha se Arabia Saudite ka investuar miliarda dollarë në industrinë e naftës amerikane. “Ne dëshirojmë të njëjtën gjë” , tha ministri i Naftës në Arabinë Saudite, duke mirëpritur epokën e Donald Trump.