Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dje pasdite qëndroi për një vizitë në Prespën e Vogël, ku e vizitoi Pustecin dhe Glloboçanin, ku midis të tjerave pati edhe takime me banorët e këtyre vendbanimeve.
Së bashku me përfaqësues të pushtetit lokal dhe të partisë maqedonase, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian AMIE ministri e vizitoi edhe kishën “Shën Arhangel Mihail” në qendër të Pustecit, për mbrojtjen e jashtme të së cilës ndihmon personalisht.
Në shenjë falënderimi për këtë ndihmë nga ati Aleks Temelko, ministrit iu dhurua një pllaketë me fotografinë e kishës.
Në kuadër të qëndrimit në Pustec, minstri Spasovski, i cili ishte i shoqërua edhe nga kryetari i komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski e vizituan edhe kishën në shpellën e ishullit “Mal Grad”, ndërsa vendosën lule edhe në përmendoren e shkrimtarit të njohur Sterjo Spase në fshatin Glloboçani duke i shprehur nderimet e duhura.