Ministri i Drejtësisë, Bilen Saiji sot u takua me ekspertin e Bashkimit Evropian. Tibor Drashkoviq. Nga Ministria e Drejtësisë, kumtuan se tema kryesore në takim ka qenë “Strategjia për reforma në sektorin e jurisprudencës”. Ky takim, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, vjen pas përpjekjeve për përmirësimin dhe përshtatjen e funksionimit të institucioneve të drejtësisë në Maqedoni me kriteret dhe kërkesat e BE-së. Në këtë, takim, Saliji, e falënderoi Drashkoviqin për mbështetjen e ofruar për vendin tonë dhe gatishmërinë e treguar për këtë bashkëpunim. Ai, vlerësoi se pranimi dhe mbështetja e kësaj strategjie nga ana e ekspertëve të BE-së, do t’i kontribuojë përmbushjes me sukses të kërkesave të Bashkimit Evropian për institucionin tonë. Nga ana e tij, Drashkoviq, shprehu vlerësim për strategjinë në fjalë duke e cilësuar atë si një strategji ambicioze dhe theksoi se ajo vjen në një moment kyç për shtetin, sepse Maqedonia ndodhet në një moment tejet të rëndësishëm në rrugëtimin e saj për t’u bërë pjesë me të drejta të plota në familjen e madhe evropiane. Të dyja palët, shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim sa më të suksesshëm në vazhdim.