Ministri Saliji takoi ambasadorin Zhbogar

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji sot me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar e realizoi takimin e parë zyrtar. Gjatë këtij takimi, siç njoftojnë nga zyra për informim e Ministrisë së Drejtësisë, Saliji dhe Zhbogar kanë diskutuar fillimisht për situatën e përgjithshme politike e krijuar së fundmi në Maqedoni si dhe për reformat urgjente prioritare, përkatësisht për krijimin e strategjisë në gjyqësi.

Ministri Saliji ka falënderuar ambasadorin e BE-së Zhbogar për vizitën në Ministrinë e Drejtësisë, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai udhëheq, që bashkëpunimi në mes dy vendeve të jetë konstruktiv edhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë deri tani. Ambasadori Samuel Zhbogar, siç thuhet,  shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet nën kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.