Ministri Saliji takoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Fatos Reka

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji zhvilloi takim protokollar me Ambasadorin e Republikës të Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Fatos Reka. Ministri Saliji në fillim të takimit e njoftoi Rekën për të gjitha aktivitetet e realizuara që nga ardhja e tij në këtë dikaster, dhe për aktivitetet reformuese që po ndërmerren për të siguruar një sistem gjyqësor më të besueshëm dhe të pavarur.

“Bashkëpunimi midis dy ministrive është i shkëlqyer dhe se mes dy vendeve ekziston vullnet i përbashkët për të krijuar sisteme juridike që mbi të gjitha të jenë efikase, transparente dhe të unifikuara”, tha Saliji. Ambasadori Reka theksoi se Shqipëria mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si parakusht për marrëdhënie të mira ndëretnike në vend.