Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji u takua sot me përfaqësuesin e UNICEF-it në Republiken e Maqedonisë, Benjamin Perks. Ministri Saliji fillimisht e falënderoj Perks për kontributin e UNICEF-it në shtetin tonë dhe premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm duke përkrahur aktivitetet që do të ndërmeren në të ardhmen. Perks falënderoi Ministrin për zhvillimin e takimit dhe njoftoi Ministrin për agjendën e projekteve që janë duke u realizuar dhe ato që planifikohen për vitin 2018 nga ana e UNICEF-it. Ministri Saliji dhe Perks presin nga ky bashkpunim rezultate produktive për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe të drejtat e tyre