Bukuresht, 19 nëntor – Ministri rumun i Mbrojtjes Nacionale, Mihaj Fifor sot dha dorëheqje nga funksioni, me qëllim, siç paralajmëroi, të mundet më tepër të përkushtohet në punën në kuadër të Partisë Socialdemokratike qeveritare (PSD).
“Kam bërë analizë serioze. Pash ç’po ndodhte muajt e fundit dhe vendosa t’i përkushtohem punës në parti. Konsideroj se duhet të përforcohet ekipi partiak, që të mund të përgatisim projekte jashtëzakonisht të rëndësishme”, theksoi Fifor para seancës së sotme të Komitetit ekzekutiv i PSD-së.
Ai theksoi se ka kërkuar nga kryeministri dhe lideri i PSD-së, Liviu Draganea t’i lejojë të japë dorëheqje dhe të fillojë “me punë shumë serioze në parti”.
Tema kryesore në seancën e sotme të Komitetit ekzekutiv të PSD-së është plani për rikonstruksionin e Qeverisë së Dragnea.