Energjia në shtëpi dhe tek partnerët tanë është e domosdoshme të orientohet ndaj asaj, që Republika e Maqedonisë të marrë garanca se anëtarësimi në BE është qëllim i arritshëm për këtë gjeneratë të qytetarëve të Maqedonisë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në takimin me përfaqësuesin e posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorin Kristian Helbah.
Siç kumtoi MPJ-ja, bashkëbiseduesit e cekën nevojën për përforcimin e integrimit evropian në drejtim të stabilitetit afatgjatë dhe prosperitetit të rajonit. “Sfidat e brendshme të Unionit, kriza e migrantëve dhe kërcënimet nga ekstremistët janë përkujtues i mirë për atë sa jemi të lidhur me BE-në”, tha Poposki. Në takim u riafirmua përkrahja nga Gjermania për përpjekjet e Maqedonisë drejt integrimit evropian.