Londër, 6 nëntor – Ministri britanik për Uellsin, Alan Kerns, sot dha dorëheqje për shkak të skandalit seksual, lidhur me ish-asistentin e tij.
Sipas BBC, ministri e ka mbështetur kandidaturën e ndihmësit të tij, Ros Inglland për parlamentin e Uellsit, edhe pse ka ditur për rolin e tij në rastin e gruas së përdhunuar, e cila paraprakisht ka qenë bashkëpunëtore në Partinë konservatore.
Sipas BBC, para gjykatës Inglland ka dëshmuar kundër viktimës, pas çka rasti ishte mbyllur. (koha.mk)