Ministri pa dikaster i angazhuar për diasporën, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi e uroi Vasil Sterjovskin, i cili këtyre ditëve u bë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
“Vendimi juaj është akt i madh demokratik. E çmoj vendimin tuaj që të kyçeni në proceset demokratike të Republikës së Shqipërisë, në këtë moment të rëndësishëm të Shqipërisë dhe për rajonin. Jam i bindur se do të jeni reprezentativ edhe me përvojën tuaj do të kontribuoni në procese të rëndësishme politike dhe do të jeni zëri i qytetarëve në Kuvend. Politika është e vendimeve të mëdha, të ecjes përpara, drejt perspektivës, drejt të ardhmes, zhvillimit”, qëndron në urimin e ministrit.
Ademi i dëshiroi Sterjovskit të krijojë hapësirë për bashkëpunim, miq dhe dashamirës, për të ardhme të denjë. (koha.mk)