Ministri Osmani në takimin virtual të Aleancës për multilateralizëm, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 75 të KB

22

Pjesëmarrje e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në takimin virtual të Aleancës për multilateralizëm, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 75-të të Kombeve të Bashkuara

Shkup, 25 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin virtual të Aleancës për multilateralizëm, në organizim të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian dhe Ministrit Federal për Punë të Jashtme të RF të Gjermanisë, Heiko Maas, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të  75-të të Kombeve të Bashkuara.

“Si vendi anëtar i 30-të i NATO-s dhe si vend në pritje të fillimit zyrtar të negociatave për aderim në BE deri në fund të vitit, Maqedonia e Veriut me përkushtim të ri dhe me vendosmëri do t’i vazhdojë angazhimet për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, globalisht dhe në nivel rajonal, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj”, theksoi Ministri Osmani, duke e riafirmuar përkushtimin e vendit kundrejt bashkëpunimit multilateral, si një ndër prioritetet kyçe të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e ministrave kushtuar përforcimit të multilateralizmit, u shpreh mbështetje e fuqishme ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, rendit juridik ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare, në funksion të tejkalimit të përbashkët dhe të koordinuar të sfidave globale, me fokus të veçantë në pandeminë. Gjithashtu u shqyrtuan më shumë iniciativa në kontest të bashkëpunimit ndërkombëtar në segmentin e shëndetësisë, ndryshimeve klimatike, sigurisë kibernetike dhe aspekteve gjinore.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut u bë pjesë e Aleancës për multilateralizëm në vitin 2019.

Comments are closed.