Shkup, 29 korrik – Ambasadori e Republikës së Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, në takimin e sotëm me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e theksoi bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen që Qeveria e Hungarisë i jep shtetit tone në fushën e mjedisit, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujit dhe mbeturinave.
Siç citojnë nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, në takim u diskutua për mundësitë e vazhdimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mjedisit.
Ministri Nuredini me kënaqësi e pranoi bashkëpunimin e ofruar me bindjen se mbështetja me projekte të reja do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe të gjithë vendit. (koha.mk)