Ankara, 21 janar – Ndryshimet klimatike imponojnë qasje serioze në drejtim të mbrojtjes së produkteve bujqësore dhe në këtë drejtim Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizuan takim me agjencionin për sigurim të bujqësisë TARSIM.
Në këtë takim u prezantua modeli i sigurimeve që përdoret në Turqi dhe u dakordua formimi i grupeve të punës mes Ministrisë së Bujqësisë dhe TARSM për të filluar procesin e gjetjes së një zgjidhjeje afatgjate të problemeve që lindin nga fatkëqësitë natyrore, nga ndryshimet klimatike apo nga katastrofat tjera që mund të ndodhin në sekotrin e bujqësisë me ç’rast do të mbulohen nga agjencion i ngjajshëm si TARSIM, që është në Turqi.
https://www.facebook.com/nasernurediniofficial/photos/pcb.220318559811783/220318476478458