Ministri Nuredini pret në takim ambasadorin austriak, Vucas: Diskutohet mbështetja në fushën e mjedisit jetësorë

12

Shkup, 21 tetor – Në takimin e sotëm të ministrit Nuredini me ambasadorin e Austrisë Georg Vucas, u diskutua për mbështetjen që Austria mund t’i japë vendit tonë në fushën e mjedisit jetësor, veçanërisht përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, por edhe përmes ndihmës teknike në përgatitjen e dokumentacionit të projektit për shfrytëzimin e fondeve nga programi IPA 2.

Sidoqoftë, fokusi i bisedës ishte në vizitën e ardhshme zyrtare të ministrit Nuredini në Austri të planifikuar për në dhjetor të këtij viti. Gjatë kësaj vizite zyrtare, është planifikuar një takim me ministren federale të aksionit klimatik, mjedisit jetësor, energjisë, lëvizjes, inovacioneve dhe teknologjisë Leonore Gevesler, takim ky i cili do të paraprihet nga takime ekspertësh për menaxhimin e mbeturinave dhe ndihmës teknike për legjislacionin nga Kapitulli 27 për mjedisin jetësor.

Gjatë vizitës, do të organizohen takime me kompani austriake për prodhimin e energjisë dhe infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza.

Publiée par Naser Nuredini sur Mercredi 21 octobre 2020