Ministri Nuhiu takoi ambasadoren e Bosnjës në Maqedoni

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Agim Nuhiu sot ka realizuar takim me ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiç, ku kanë biseduar se cila është rruga e vetme demokratike dhe çfarë duhet të jetë pjesë e sistemit politik dhe juridik në vend.

“Në takimin me Shkëlqësinë e saj ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës në Maqedoni Lepa Babiç, përcollëm mesazhin se rruga euroatlantike është alternativë e vetme e vendeve tona respektive, si dhe zbatimi i standardeve thelbësore dhe vlerave të demokracisë duhet të jenë pjesë e sistemit politik dhe juridik”, thotë ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.