Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot në Shtip realizoi takim me qytetarët dhe e vizitoi xhaminë në qendër të qytetit. Vizita realizohet në kuadër të projektit “Si jeni” që e zbaton Ministria e Punëve të Brendshme.
“Vazhdojmë me projektin “Si jeni” dhe i pyesim qytetarët për problemet, që dalin nga sfera e veprimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Policia duhet t’i realizojë kompetencat përkatëse, por ato duhet të jenë në linjë simetrike me standardet themelore dhe pikërisht për këtë jam këtu që ta transmetoj mesazhin se Ministra e Punëve të Brendshme do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim”, deklaroi ministri Nuhiu. Sipas qytetarëve, takimet e këtilla është e preferueshme që të ndodhin më shpesh me qëllim që të bisedohet hapur. Ky është takimi i parë i ministrit Nuhiu me qytetarët e Shtipit.