Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme i kryesuar nga ministri Agim Nuhiu sot po merr pjesë në konferencën e ministrave të punëve të brendshme dhe të jashtme në kuadër të Forumit të Salcburgut që po mbahet në Sarajevë. Në fjalimin e tij, ministri Nuhiu vlerësoi se kanosja nga ekstremizmi i dhunshëm është kompleks dhe se ai ka mundësi që t’i destabilizojë shtetet dhe të shkaktojë dhunë.
“Në kushte të globalizimit të botës, lidhshmëria e ekstremizmit me terrorizmin, radikalizmin fetar dhe nacionalizmin paraqet kanosje serioze e cila i tejkalon kornizat kombëtare dhe po merr dimension ndërkombëtar. Maqedonia në vazhdimësi është e ekspozuar në kanosje asimetrike të cilët dalin nga manifestimi i shpeshtuar i padurimit etnik, jotolerancë fetare dhe ekstremizëm, të cilët krijojnë mjedis të përshtatshëm për radikalizim i cili mund të sjellë deri në terrorizëm”, theksoi Nuhiu.
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë theksoi se Maqedonia në vitin 2015 është ballafaquar me ardhje të pakontrolluar të një numri të madh të refugjatëve dhe emigrantëve, por që ekziston rrezik real nga krijimi i sërishëm i valës së refugjatëve sivjet. Për ballafaqim me sfidat, sipas Nuhiut, nevojitet bashkëpunim i koordinuar rajonal dhe strategji e përbashkët e sigurisë.
“Duke u nisur nga përvojat me krizën e emigrantëve nga viti 2015, gjatë realizimit të një skenari të këtillë, Republika e Maqedonisë do të ishte një nga shtetet më të goditura të formave paraqitëse të këtyre fenomeneve nënkupton bashkëpunim i koordinuar rajonal dhe sendërtim i vazhdueshëm i kapaciteteve normative dhe institucionale, si dhe ndërtim të strategjisë së përbashkët të sigurisë për ballafaqim me sfidat”, tha ministri Nuhiu. Në konferencën në Sarajevë po debatohet për sfidat e vendosura nga ekstremizmi dhe terrorizmi.