Shkup, 13 janar – Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu nuk ka të ndalur këto ditë ftohti. Përveç vizitave në terren, ministri shqiptar i Policisë ka befasuar sot me një vendim jo të zakonshëm. Ai ka sjellë një vendim që deri sot nuk ka qenë i njohur nga asnjë zyrtarë i lartë shtetëror, shkruan gazeta KOHA Mjetet për reprezentacion (dreka, dhurata, shëtitje…) që i takojnë një ministri, ai i ka ndarë me familjet shqiptare, maqedonase dhe rome në nevojë në Veles dhe Jabollçisht. I shoqëruar nga zyrtarë tjerë policor, ministri Nuhiu ka vizituar disa familje në këtë mot të ftotë, ndërsa u ka shpërndarë ndihma të njëjtëve.
“Me dëshirë për të qenë bashkë me familjet bujare nga Velesi dhe me banorët fisnik të Jabollçishtit, të paktën në janarin e stuhive te ftohta, urdhëruam shërbimet e MPB-së, që mjetet financiare që më takojnë mua si Ministër për reprezentacion, t’i dedikojmë tek familjet respektive!
Stafin udhëheqës në MPB e porositëm që shpesh ta vëmë dorën në zemër dhe të jemi bashkë me familjet që kanë nevojë për përditshmëritë!”, shkruan Ministri në profilin e tij ne Facebook. Ndryshe, sot – pas 26 vjetësh funksionim të MPB-së, një komunikatë edhe në shqip i është drejtuar mediave. Krahas maqedonishtes, komunikatat e MPB-së tashmë janë edhe në shqip. Ndërsa ditë më parë, Nuhiu kishte urdhëruar stacionet e policisë të kujdesen për udhëtarët që ishin bllokuar në rrugë nga bora dhe ngricat. (koha.mk)