Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe drejtori kryesor ekzekutiv i “Katar Invesment Autoriti”, Abdulla bin Mohamed bin Saud Al Tani në një takim në Katar biseduan për projekte konkrete në bujqësi, të rëndësishme për zhvillimin e agrokulturës të Maqedonisë, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në ftesë të ministrit Nikollovski, informojnë nga MBPEU, drejtori ekzekutiv i “Katar Invesment Autoriti”, paralajmëroi se shumë shpejtë do të vijë për vizitë në Maqedoni. Nikollovski, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Katar, dje në Ministrinë e Mjedisit Jetësor të Katarit përgjegjës për sektorin e bujqësisë, u takua me sheikun Faleh bin Naser Al Tani. Në takim u prezantuan përvojat dhe teknologjitë e Katarit në bujqësi, të cilat mund të aplikohen për zhvillimin e bujqësisë së Maqedonisë.
Në takimin, me nikoqirin e tij, ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe Mjedisit Jetësor, Sheik al Rumaihi janë theksuar mundësitë për zhvillim dhe investime në bujqësi, si dhe hapat e ardhshëm për rritjen e bashkëpunimit tregtar. Paraprakisht, Ministri Nikollovski u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sulltan Al Muraikhi, në të cilën diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të të dy vendeve, si dhe hapat e ardhshëm për avancimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve.
Ministri i Maqedonisë gjithashtu u takua edhe me Zëvendësdrejtorin kryesor ekzekutiv të Fondit shtetëror për investimeve të Katarit “Hasad Fud”, Al Kuvari, në të cilin janë prezantuar një numër mundësish në interes të anës së Katarit, ndërsa janë të rëndësisë të veçantë për zhvillimin e sektorit rural të Maqedonisë, si dhe mundësinë për eksportimin e prodhimeve bujqësore të Maqedonisë në Katar, kumtoi MBPEU.