Abuxha, 18 shkurt – Ministri i Mbrojtjes së Nigerisë sot shkaktoi kritika të mëdha në publik, pasi iu bëri thirrje bashkëqytetarëve që të mos jenë “frikacakë” t’i kundërshtojnë banditët e armatosur, në momentin kur forcat e sigurisë filluan operacionin për shpëtimin e 42 personave, të cilët gjatë kësaj jave ishin kidnapuar nga një internat.
Deklaratën e cila shkaktoi mllef në publik e dha ministri Bashir Salihi Magashi, major i pensionuar pasi ishin kidnapuar 42 persona, përfshirë edhe 27 nxënës të shkollave të mesme në rajonin Kagar në shtetin federal nigerian Nigeri.
Po vijon hetim i madh në të cilin marrin pjesë policia, armata me helikopterë dhe shërbimet e inteligjencës.
Autoritetet besojnë se sulmin e kanë kryer “banditë”, siç i quajnë bandat e armatosura të cilat shpesh sulmojnë njerëz dhe kidnapojnë për ryshfet.
Ministri i Mbrojtjes, duke folur për këto banda para gazetarëve tha: Nuk duhet të jemi frikacakë.
“Nuk e di pse njerëzit ikin nga punë aq të vogla. Ata duhet të kundërshtojnë. Le t’iu tregojnë këtyre njerëzve se madje edhe fshatarët mund të vetëmbrohen”. Në këtë mënyrë shkaktoi kritika të mëdha.
“Njerëzit nuk munden të mbrohen duarthatë nga banditë të cilët kanë armë gjithnjë e më të sofiskifikuara”, deklaroi zëdhënësi i Amnesti Interneshënëll, Isa Sanusi.
Ai tha se autoritetet janë të detyruara që të mbrojnë jetët dhe pronat dhe nuk duhet t’i akuzojnë njerëzit për atë që po ju ndodh.