Shkup, 16 tetor – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot do të flasë në ngjarjen e cila mbahet në kaudër të “Javës evropiane për kodim”, për të cilën janë paraqitur përfaqësues të 130 shkollave nga Maqedonia.
Projekti të cilin e udhëheqë Fondacioni “Metamorfozis”, ndërsa këtë vit fitoi mbështetje edhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është organizuar në partneritet me Shoqatën për avancim të arsimit “Konedu Global” dhe gjimnazi “Josip Broz Tito”.
“Java evropiane e kodimit” mbështetet nga Komisioni evropian dhe eurokomisarja për ekonomi dhe shoqëri digjitale, Maria Gabriel. Këtë vit në Evropë janë paraqitur mbi 25.000 mijë shkolla.