Shkup, 20 qershor – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski sot merr pjesë në Forumin Innostart, që mbahet në Sofje.
Në panel sesionin “Ndërtim i ekosistemeve inovative në Evropën Juglindore: politika,mbështetje dhe sipërmarrësi”, fjalime patën ministri Mançevski, ministri bullgar i Transportit dhe Komunikimeve Rosen Zhelasiv dhe ministri për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq.
Mançevski foli për masat dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Qeveria e MSHIA-së, në kontekst të digjitalizimit, si dhe për mbështetjen për zhvillim të biznesit inovativ.
Mançevski e ka prezantuar edhe idenë për Parkun shkencor – teknologjik në Shkup, në zbatimin e të cilit po punohet për momentin.
Në panel sesionin, qëndron në kumtesë, me video thirrje ka folur edhe eurokomisarja për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri, Maria Gabriel, e cila ka shprehur mbështetje për përpjekjet e rajonit, që me ndihmën e digjitalizimit të jetë më afër Bashkimit Evropian.
Forumi Inostart është organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Bullgari dhe Izrael, me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së dhe Ambasadës së Izraelit në Sofje.
Forumi njëditor në një vend i mbledh përfaqësuesit e lartë qeveritarë dhe ndërmarrje ndërkombëtare nga Izraeli, SHBA-ja dhe nga rajoni, që të bisedojnë për praktikat më të mira për ndërtimin e start-ap ekosistemit të qëndrueshëm dhe bashkësisë inovative.