Podgoricë, 8 korrik – Ministri malazez i punës dhe ndihmës sociale Kemal Purishiq është pozitiv me koronavirus, kumtoi Qeveria malazeze.
Nga rezultatet e mbrëmshme të testit, siç citohet, ministri dhe bashkëshortja e tij janë në vetizolim.
“Trupi kordinues nacional (TKN) e përshëndet respektimin joselektues të masave epidemiologjike dhe i dëshiron familjes Purishiq shërim të shpejtë dhe kthim në aktivitetet e rregullta”, kumtoi Qeveria në profilin e saj në Tuiter.