Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu në vazhdimsinë e takimeve në Vjenë të Austrisë, sot u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli.
Në këtë takim ata biseduan rreth situatave politike të dy vendeve fqinje, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përfshirjen e vendeve tona në projetet ndërkombëtare.
Ministri Lutfiu dhe kryeparlamentari Kadriu, ishin pjesë e kongresit të Vjenës e cila u mbajt më 16 dhe 17 janar.