Në ambientet e MASH, ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu priti drejtorin teknik të Agjecisë ndërkombëtar për energji atomike me seli në Vjenë (IAEA ), Jing Zhang.
Gjatë takimit të realizuar,siç thuhet në njoftimin e ministrisë, ata diskutuan rreth bashkëpunimit në mes të IAEA dhe Qeverisë se Republikës së Maqedonisë, ku ministri Lutfiu e falenderoi drejtorin Zhang për përkrahjen e deritanishme në sferat e mbështetjes financiare për realizimin e projekteve nga sferat e zhvillimit të resurseve njerëzore dhe projekteve infrastukturore në lëminë e mbrojtjes dhe sigurisë nukleare,ku me mbështetjen financiare të IAEA janë realizuar disa projekte.
Gjithashtu ministri Lutfiu falenderoi drejtorin që në listën e mbështetjes financiare për 2018-2019 ndodhen edhe 4 projekte nga Republika e Maqedonisë.Projektet që do të financohen janë nga fusha e mjekësisë nukleare dhe nga fusha e ambientit dhe monitorimit radioaktiv.